- +383 (0) 49 94 68 90
- info@lirigzoni.com
- E Hënë - E Shtunë : 09:00 - 18:00
Për të përkrahur projektet tona infrastrukturore, kemi ndërtuar gurëthyesin, i cili është i pajisur me teknologjinë më moderne të thyerjes dhe transformimit të gurit nē të gjitha llojet e zhavorit.
Me zhavorin e prodhuar nga ne janë shtruar me qindra kilometra shtrat të rrugëve, hekurudhave si dhe është prodhuar betoni për ndërtim i cilësisë së lartë. Me kapacitetin e prodhimit, garantojmë furnizim të mjaftueshëm për çfarëdo projekti infrastrukturor.
Kemi ekip profesional, në gjendje që të realizojë secilin projekt që na besohet. Përveç kësaj, posedojmë makinerinë e rëndë, të nevojshme për bartjen e zhavorit.
ISO 9001:2015, ISO 9001:2015, ISO 30001/2012, ISO 14001:2015, ISO 28001:2007, ISO 27001:2013, PASS 99:2015, OHSAS 18001:2007, UNIVEN ISO 3834-2: 2006
Ne garantojmë për kualitetin e zhavorit të cilin e prodhojmë, si dhe ju sigurojmë transportin dhe shtrimin e zhavorit deri në destinacionin e fundit.
Me zhavorin të cilin e kemi prodhuar, deri tani kemi realizuar qindra projekte infrastrukturore, ku përfshihen rrugë, hekurudha, objekte të larta banesore etj.